RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Situata në veri ka përparime, vendosja e rendit po forcohet

kurti:-situata-ne-veri-ka-perparime,-vendosja-e-rendit-po-forcohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendosja e rendit në veri ka përparime të mëdha, e sipas tij, ligji atje është duke u forcuar.

Kurti ka thënë se situata në veri ka ndryshuar edhe nëpërmjet shpalljes si organizata terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” e “Brigada e Veriut”, derisa ka përkujtuar fushatën kriminale të Serbisë të shkurtin e 200-s, ku ishin vrarë disa civilë e ishin shpërngulur mijëra familje shqiptare.

“Tani pas 24 vitesh nga shkurti i vitit 2000, gjendja në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës dhe në veri të vendit në përgjithësi, ka ndryshuar shumë falë angazhimit të Qeverisë së Kosovës dhe strukturave shtetërore të sigurisë. Organizatat kriminale ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ janë shpallur organizata terroriste, kurse vendosja e rendit dhe e ligjit në veri ka pasur përparime të mëdha dhe është në rrugë të mbarë për t’u forcuar. Megjithatë, për të vrarët e të torturuarit si dhe për të dëbuarit nga pjesa veriore e Mitrovicës gjatë shkurtit të vitit 2000, duhet të ketë drejtësi”, ka shkruar të dielën Kurti në Facebook.

Kreu i Qeverisë ka potencuar se viktimat e masakrës së 3 dhe 4 shkurtit do të kujtohen me nderime e dhembshuri, duke premtuar se do të angazhohet për drejtësi.

Related posts

Banka Botërore: Kosova e 37-ta në botë për barazi gjinore në biznes dhe ligj

admin

Ministria e Jashtme e Zvicrës thërret ambasadorin e Kinës për shqetësimet lidhur me ujgurët

admin

Lirohen nga paraburgimi tre të miturit për dhunimin e 11-vjeçares

rezart morina