RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: S’mund t’i mbylli sytë para grupeve kriminale në veri

kurti:-s’mund-t’i-mbylli-syte-para-grupeve-kriminale-ne-veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Seancën e kuvendit ku po debatohet për gjendjen në veri tha se nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.

“Unë s’mund të mbyll sytë kur grupe kriminale që po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës. Bandat kriminale që ishin dhe në tubimin e presidentit të Serbisë, u kthyen të organizuar për të eskaluar situatën. Eskalimi i situatës me 29 maj, ishte mirë i planifikuar dhe autor ishte Beogradit zyrtar”, tha ai..

Ndërsa tha se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë, është bërë për shkak të vlerësimit të Institucioneve të sigurisë dhe se ky nuk ishte vendim politik,

“Nuk është vendim politik, por unë si kryeministër e mbështes kanë vlerësuar drejtë. Të mos ishte ashtu ne do të kishim kryetar të komunave që goditen nga bandat kriminale sepse do të ishin të ekspozuar nga sulmet”, tha ai.

Ndërsa tha se policia dhe as kryetarët e rinj, nuk kanë hyrë me forcë në ndërtesat e komunave, pasi që ato janë ndërtesa të republikës së Kosovës. Dhe se policia aty sipas tij, kanë qenë prezent, pasi që ndërtesat ishin të rrethuar me njerëz, që e kishin blinduar portën.

Ndërsa tha se në momentin kur kryetarët e rinj kanë hyrë në ndertesa, ato kanë qenë të braktisura nga administrata që ka qenë aty.

“Serbet në administratë të komunës i kanë braktisë objektet. Natyrisht që aty hyjnë kryetaret e komunave”, tha ai.

Ndërsa tha se ndjen keqardhje për sulmet që ndodhen ndaj policisë , KFOR-it dhe gazetarëve, duke i falenderuar për kurajon dhe sakrificën .

” Policia në mënyrë të dinjitetshme e patriotike po e mbrojnë Kushtetutën dhe ligjin”, tha ai.

Related posts

Rënia e lindjeve në Francë, planifikohet testim i detyrueshëm i fertilitetit

admin6

Fentanyli, shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioidet

admin

Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia

admin