RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet e Afrikës Perëndimore të gatshme për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger

vendet-e-afrikes-perendimore-te-gatshme-per-te-nderhyre-ushtarakisht-ne-niger

Liderët ushtarakë nga Afrika Perëndimore thanë se janë gati për ndërhyrje të mundshme në Niger, ndërsa Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) finalizon planet për të rivendosur rendin kushtetues në vend, raporton Anadolu.

“Ne jemi gati të nisemi kurdo që të jepet urdhri”, tha Abdel-Fatau Musah, komisioneri i ECOWAS për çështjet politike, paqen dhe sigurinë, gjatë ceremonisë përmbyllëse të një takimi dyditor të shefave të ushtrive nga Afrika Perëndimore të mbajtur në kryeqytetin e Ganës, Akra.

Ai zbuloi se plani i dërgimit të trupave, duke përfshirë kohën e operacionit, ishte analizuar në mënyrë të përpiktë për të siguruar efektivitetin dhe për të minimizuar rreziqet.

Urdhri i ECOWAS-it për dërgimin e forcave synon të ushtrojë presion mbi administratën ushtarake për të rikthyer presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum dhe për të hequr dorë nga kontrolli i pushtetit në Niger.

Në rast të përpjekjeve paqësore të pasuksesshme, Musah përsëriti: “Nëse gjithçka dështon, atëherë ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shkojmë në opsionin përfundimtar, që është ndërhyrja ushtarake. Shpresojmë që kjo do të jetë kirurgjikale dhe e shkurtër, për të siguruar rivendosjen e rendit kushtetues”.

Teksa fokusi mbetet te ndërhyrja, ECOWAS gjithashtu mban të hapur mundësinë e rinovimit të bisedimeve për një zgjidhje paqësore.

Related posts

BE kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

Muhamet Ramadani

Milanoviq për bashkëpunimin e mundshëm Kroaci-Izrael: “Ju betohem, kjo nuk do të ndodhë”

Kushtrim Guraj

Suedia bëhet zyrtarisht anëtari i 32-të i NATO-s

Muhamet Ramadani