RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Ambasadorin jorezident te Katarit në Kosovë

kurti-takohet-me-ambasadorin-jorezident-te-katarit-ne-kosove

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve, shkruan lajmi.net.

Ambasadori Al Dosari ka treguar për gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Katarit, për bashkëpunimin me Kosovën e sidomos në fushën ekonomike.

“Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre” është thënë njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Ambasadori më tutje theksoi edhe interesimin e tij lidhur me abkandet e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, duke thënë se janë një mundësi e mire për bizneset e Katarit.

Related posts

Rusia akuzohet për përdorim të bombave të fosforit në Bahmut

rezart morina

Kalojnë në Sirinë veriperëndimore 14 kamionë të OKB-së me ndihma humanitare

rezart morina

Xi Jinping në Europë pas 5 vitesh, vizitë edhe në Serbi! Analiza e CNN: Pse turi i presidentit kinez do të jetë një ‘luftë e vështirë’

admin