RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, flasin për integrimin euro-atlantik të Kosovës

kurti-takohet-me-ministrin-e-ekonomise-dhe-industrise-te-estonise,-flasin-per-integrimin-euro-atlantik-te-kosoves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo.

Sipas njoftimit Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik.

”Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë.Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji” thuhet në njoftim.

Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona.

Related posts

Macron njofton zgjedhje të parakohshme pas rezultateve të sondazheve për PE: Rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën

admin

Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për marrëveshjen finale

admin

Isufaj konfirmon se dha pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit

Muhamet Ramadani