RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Peach, ja çfarë u diskutua

kurti-takohet-me-peach,-ja-cfare-u-diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih që po mbahet gjatë kësaj fundjave.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përcjell Klankosova.tv.

“U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale. Kryeministri Kurti falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Related posts

Aktakuzë ndaj dy serbëve që sulmuan KFORI-in e gazetarët në veri

Muhamet Ramadani

VOA: Dëshmia e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret nuk u jep përgjigje paqartësive për atentatin ndaj ish-presidentit Trump

admin

Një nismë e mirë e PD-së në kohën më të keqe të saj

Muhamet Ramadani