RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, diskutohen çështjet e sigurisë

kurti-takoi-ne-athine-ish-sekretarin-amerikan-te-shtetit,-diskutohen-ceshtjet-e-sigurise

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ish ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-Drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Në njoftimin për media u theksua se ky takim është zhvilluar në kuadër të tryezës ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze The Economist, e cila po mbahet në Athinë, shkruan lajmi.net.

Tutje u tha se në takim është theksuar miqësia dhe partneriteti i Kosovës me SHBA-të.

“Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze The Economist, e cila po mbahet në Athinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-Drejtorin e CIA-s, z. Mike Pompeo. Në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteri i Kosovës me ShBA-të, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat, që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen.”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti e njoftoi Pompeon me të arriturat e Kosovës sa i përket rritjes ekonomike, cilësisë së demokracisë dhe imazhit të Kosovës në botë.

“U diskutua edhe situata në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën. Të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me ShBA-të dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s”.

Related posts

Kosova në “Ditë Zie” për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

rezart morina

Një adoleshent palestinez qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

admin

Shefi i NATO-s, Stoltenberg thirrje Kinës të ndalojë mbështetjen ndaj Rusisë

admin