RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon ambasadorin e Italisë, diskutuan për mundësi të thellimit për bashkëpunim në biznes

kurti-takon-ambasadorin-e-italise,-diskutuan-per-mundesi-te-thellimit-per-bashkepunim-ne-biznes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Ambasadori e uroi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.

Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Related posts

Prokuroria Themelore në Pejë vazhdon intervistimet për dyshimet për manipulim votash në Klinë

Irfan Jahiu

Kaosi me trafikun ajror, 200,000 pushues britanikë të bllokuar në aeroportet e Europës

admin

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit: Su’lmet e Iz’raelit mund ta çojnë rajonin drejt një shpërthimi

admin