RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon gjeneralin amerikan, Wikoff, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n

kurti-takon-gjeneralin-amerikan,-wikoff,-diskutohet-situata-e-sigurise-dhe-bashkepunimi-i-kosoves-me-nato-n

Gjenerali amerikan George Wikoff po qëndron në Kosovë. Ai sot është takuar në qeveri me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me admiralin Wikoff biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Kurti për Rregulloren e BQK-së: Periudha e tranzicionit s’duhet të keqinterpretohet si sulm

Muhamet Ramadani

Mosmarrëveshje për çështjen e turistëve rusë në BE

admin

VOA: Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare, mesazh për Kinën

admin