RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetët synim strategjik

haxhiu:-anetaresimi-i-kosoves-ne-nato-mbetet-synim-strategjik

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetët synim strategjik.

Ajo kështu është shprehur në takimin me Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Haxhiu ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”,

Orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka Haxhiu.

Haxhiu, ka thënë se Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.

Related posts

Erdoğan në Ukrainë: Nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri

admin

Tragjedi në Siri nga përplasja fatale mes dy autobusëve

admin

Izraeli sulmon sërish Libanin, SHBA bën thirrje për përmbajtje nga përshkallëzimi

admin