RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia pranon tërheqjen e trupave nga Siria veriore

turqia-pranon-terheqjen-e-trupave-nga-siria-veriore

Turqia ka rëndë dakord që të tërheqë trupat e saj nga Siria veriore.

Vendimi ka ardhur pas bisedimeve mes ministrave të mbrojtjes të Rusisë, Sirisë dhe Turqisë, shkruan Euronews Serbia.

Pjesëmarrësit e takimit ranë dakord se njësitë kurde të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit janë “agjentë të SHBA-së dhe Izraelit dhe përfaqësojnë kërcënimin më të madh për Sirinë dhe Turqinë”.

Gjithashtu, temë e diskutimit ishte edhe zbatimi i marrëveshjes për hapjen e autostradës strategjike M4, e cila lidh rajonet perëndimore dhe lindore të Sirisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në fillim të kësaj jave se ministrat e mbrojtjes të Rusisë, Sirisë dhe Turqisë u takuan në kryeqytetin rus për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën siriane, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar grupet ekstremiste në Siri.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit nga e mërkura në Lindjen e Mesme

RTI

Qindra llogari të bankës zvicerane ‘Credit Suisse” dyshohet se janë të lidhura me regjimin nazist!

admin

Lista pritet të bëhet publike shpejt, ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

admin