Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim Tërnava.
Sipas një komunikate për medie të Qeverisë së Kosovës, Kurti e Tërnava diskutuan për Projektligjin për Liritë Fetare, derisa Kurti premtoi respektim të plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët.
“U theksua se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikate.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.