RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Rritet në 18.342 numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Turqi

rritet-ne-18.342-numri-i-te-vdekurve-nga-termetet-e-fuqishme-ne-turqi

Të paktën 18.342 njerëz kanë humbur jetën dhe 74.242 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Truqinë jugore të hënën, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), raporton Anadolu.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 121.128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Gjithsej 75.780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha agjencia.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha dje se tërmetet në Türkiye-n jugore mund të përshkruhen si “katastrofa e shekullit” dhe se shteti ka mobilizuar të gjitha mjetet e tij për të ndihmuar të prekurit.

Për të inspektuar përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës, Erdoğan ka vizituar deri më tani provincat Kahramanmaraş, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, ku ka takuar të prekurit nga tërmetet.

Parlamenti turk dje miratoi gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e ndihmës.

Vendi po mban gjithashtu shtatë ditë zie kombëtare pas katastrofës.

Ngushëllime kanë ardhur nga e gjithë bota, duke shprehur solidaritet me Turqinë, ndërsa shumë vende kanë dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihmë.

Related posts

Ballkani po mbytet: Ajri i ndotur shkakton mijëra vdekje në rajon

admin

Zelensky kërkon mbi 800 milionë dollarë ndihmë për ta kaluar dimrin

admin

Qytetari në Lipjan raporton se derisa po hapte një kanal gjeti arsenal armësh

admin