RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon shefin e OSBE, flasin për de-eskalimin e situatës dhe zgjedhjet e reja në Veri

kurti-takon-shefin-e-osbe,-flasin-per-de-eskalimin-e-situates-dhe-zgjedhjet-e-reja-ne-veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendës shefin e OSBE-së Jeffrey Bieley.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe zhvillimet në vend.

“Kryeministri e njoftoi Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit. Në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim. Davenport i shprehu mirënjohje Kryeministrit për progresin me Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën

Irfan Jahiu

Raporti i OKB-së: Të paraburgosurit palestinezë janë përballur me torturë dhe keqtrajtim

admin

“Mendova se do humbja shikimin” – Deputeti dhe gazetari italian rrëfejnë dhunën e përjetuar nga izraelitët

Muhamet Ramadani