RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situatë e qetë në Jarinjë, motoçiklistët nga Serbia nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

situate-e-qete-ne-jarinje,-motociklistet-nga-serbia-nuk-lejohen-te-hyjne-ne-kosove

Motoçiklistët nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinjë gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes. Megjithatë, situata është e qetë.

Rreth 50 motoçiklistë që janë nisur nga Serbia ia mësynë territorit të Kosovës gjatë së premtes. Por Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e tyre. Pas refuzimit për të hyrë në Kosovë, vetëm 10 deri në 15 motoçiklistë kanë mbetur në pritje pranë pikës kufitare në Jarinjë.

Motoçiklistët janë njoftuar me vendimin që nuk do t’u lejohet hyrja. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.

Situatë vijon të jetë e qetë.

Janë larguar edhe policët shtesë, autoblindat e forcat e EULEX-it.

Related posts

Kryeministri i ri i Britanisë emëron dy ministra nga epoka e Tony Blair dhe Gordon Brown

admin

Çavuşoğlu: Turqia i ofroi Armenisë të ishte nikoqir i raundit të parë të bisedimeve të normalizimit

admin

Erdoğan: Në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur ta bëjnë Turqinë jofunksionale – VIDEO

admin