RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti tha se po diskutohet korniza e marrëveshjes: Jemi në rrugën e duhur

kurti-tha-se-po-diskutohet-korniza-e-marreveshjes:-jemi-ne-rrugen-e-duhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para mediave në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara sot në Samitin e Procesit të Berlinit.
Me këtë rast, kryeministri Kurti po ashtu ka deklaruar se në lidhje me propozimin franko-gjerman, tashmë është diskutuar por assesi nuk ka pasur ndonjë qëndrim të prerë.

Sipas Kurtit, do të shikohen e analizohen propozimet evropiane e demokratike, gjithmonë duke e konsideruar vlerë demokracinë, sundimin e ligjit, sovranitetin e integritetin territorial.

“Së pari opsionet modelet e idetë të cilat po prezantohet në mënyrë të intensifikuar kohëve të fundit padyshim se janë avancim, meqenëse bëhet fjalë për nocionet universale siç janë integriteti territorial, sovraniteti e barazia.Besoj se kjo është shumë e mirë për marrëveshjen e ardhshme që për bindjen tonë duhet të jetë finale, duhet të jetë për normalizim të plotë e ligjërisht e obligueshme dhe patjetër ta ketë njohjen reciproke në qendër.Është herët të themi tani se çfarë do të përmbajë ajo në fund, por besoj se ka një lëvizje të duhur nga të ashtuquajturat marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të posaçme që shndërrohen në solucione… që i nënshtrohen interpretimeve të panumërta e shpesh herë keqinterpretimeve tek një marrëveshje e cila është e bazuar në vlerat evropiane. Ajo çfarë BE-ja e konsideron vlerë, siç janë demokracia, sundimi i ligjit, sovraniteti, integriteti territorial”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se beson se kjo është shumë e rëndësishme për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Besoj se kjo është shumë e rëndësishme, por për një marrëveshje Kosovë-Serbi nuk na duhen zgjidhje super të veçanta të problemeve, por na nevojitet një marrëveshje me kornizë të përgjithshme që bazohet në vlera evropiane. Kjo është edhe e drejtë dhe e mirë për të gjithë, por edhe e dobishme.Qeveria nuk do të bëjë asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial, pavarësinë e sovranitetin e cenon kushtetutshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjit në vendin tonë.Dua të theksoi se sa herë që të na thërret Brukseli për takimet e radhës, Qeveria e jonë është e gatshme.Ne duam dialog parimor e simetrik, të bazuar mbi vlera evropiane dhe natyrisht që ndoshta të tjerëve iu duhen strategjitë se si të mbërrihet tek ajo që për neve është e pashmangshme, përveç se e domosdoshme dhe kjo është njohja reciproke në qendër”tha ai.

Kuri theksoi se nuk i ka thënë po asnjë propozimi ende, por se do të diskutohen e që nevojitet që ende të jenë konfidenciale.

“Së pari, jemi në rrugën e duhur për të diskutuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes sepse deri më tani shpesh herë është diskutuar për hapa të vegjël. Besoj se momenti i ndryshimit ishte më 18 gusht në Bruksel. Aty për herë të parë çështjet aktuale ishin pikë e dytë e pika e parë ishte korniza e dialogut, e në kuadër të kësaj kornize si temë dominuese vinë propozime dhe ide e unë natyrisht që të gjitha këto propozime që bazohen në vlera demokratike e evropiane shprehu mirëkuptimin tim dhe angazhimin tim konkret. Por kjo tregon se jemi në shtegun e duhur dhe kemi bazën e mirë, mirëpo ka shumë punë që të flitet për ndonjëfarë përmbajtje përfundimtare. Është ende herët të kuptoni se është respekt ndaj ndërmjetësit konfidencialitet. Unë jam transparent për procesin, por është princip i ndërmjetësit konfidencialiteti i i bisedimeve dhe nga pala jonë mund të them se s’ka pasur rrjedhje siç thuhet”,shtoi ai.

Related posts

Kriza energjetike në Itali, sondazhi: 90% e qytetarëve të frikësuar për dimrin dhe faturat e shtrenjta

admin

Kreu i NATO-s mirëpret miratimin e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në aleancë

rezart morina

‘Rama po punon për Serbinë’, Berisha: Është kthyer në zëdhënës të Vuçiçit – VIDEO

admin