Me ftesë të Presidentit të Partisë së Socialistëve Evropianë, Stefan Löfven, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në kryeqytetin e Belgjikës, Brukselin.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Komunikim e Kryeministrit.
Në këtë vizitë zyrtare, Kurti do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të Bashkimit Evropian me kryeministra, liderë partiakë dhe komisionerë nga radhët e familjes së PES dhe për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit.