RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti uron Kurban Bajramin: Të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

kurti-uron-kurban-bajramin:-te-behemi-edhe-me-solidare-e-me-zemergjere-me-te-tjeret

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar “të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët”, përcjell teve1.info

“Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve. Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Kriza prek gjermanët, 10% nuk kanë përdorur fare ngrohje deri në fund të nëntorit

admin

Shpëtohen 40 emigrantë pranë brigjeve të Lampeduzës

rezart morina

Në Komunën e Mitrovicës së veriut vendoset Flamuri i Kosovës

rezart morina