RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Vetëflijimi e sakrifica e Jasharajve është epopeja e UÇK-së

kurti:-veteflijimi-e-sakrifica-e-jasharajve-eshte-epopeja-e-uck-se

Krerët shtetërorë kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

E kryeministrii vendit, Albin Kurti tha se në Prekazin heroik rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë që sot e gëzojmë.

Derisa theksoi se vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.

Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë.

“Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve “, tha tutje Kurti.

Related posts

Presidenti polak akuzon Rusinë për sulmet hibride në kufirin bjellorus

rezart morina

Xhamia “Hëna e Re” shënoi 30 vjetorin e themelimit

admin

FSK-së i shtohen specialistët për qitje

rezart morina