RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar

​osmani-vlereson-punen-e-bik-ut:-vazhdimisht-jep-kontribut-atdhetar

Me vlerësime për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës bën për vendin dhe qytetarët, ish-presidentja Vjosa Osmani zgjodhi të urojë për festën e Kurban Bajramit me rastin e vizitës në pritjen e organizuar nga myftiu Naim Tërnava, raporton KosovaPress.

Ajo tha se bashkëpunimi që si presidente kishte pasur me BIK-un, flet për një kontribut atdhetar që ky institucion vazhdon ta japë edhe sot.

“Dua edhe sot të falënderoj myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij, për punën që e bëjnë në dy rrafshe, duke i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, jo vetëm në këtë Bajram por në çdo situatë, duke u siguruar që ata i kanë sofrat plot. Dhe, në të njëjtën kohë i falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për ta ngritur edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës, për ta forcuar edhe më shumë. Ky është edhe një kontribut atdhetar që Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon ta japë, për të cilin jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha ajo.

Related posts

Hungarezët vendosin nëse do t’i japin fund 16 viteve të sundimit të Orbanit

RTI

Ushtria izraelite nis ofensivë të re në jug të Sirisë

RTI

​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Muhamet Ramadani