RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

kushtetuesja-vendos-mase-te-perkohshme-ne-lidhje-me-dekretin-e-osmanit-per-shperndarjen-e-kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës dhe i Kuvendit në lidhje me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, deri më 31 mars 2026.

Vendimi është marrë pasi kryeministri Albin Kurti e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullave 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 9 mars 2026, njëzëri vendos: të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars 2026 dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.

Presidentja Vjosa Osmani kishte nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi deri në fund të ditës së 5 marsit nuk ishte zgjedhur Presidenti i ri i vendit.

Related posts

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Izraeli shtrëngon hyrjen në xhaminë Al-Aksa për xhumanë e dytë të Ramazanit

Irfan Jahiu

Presidenti francez refuzon të emërojë qeverinë e re para Lojërave Olimpike, Macron: Do të krijonte parregullsi

admin