RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me mesazh se kujtimi i Srebrenicës është detyrim civilizues

kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-me-mesazh-se-kujtimi-i-srebrenices-eshte-detyrim-civilizues

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në ceremoninë përkujtimore të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Srebrenicës, deklaroi se Srebrenica përfaqëson një vulë të përhershme dhe të errët në ndërgjegjen e gjithë njerëzimit.

Kryeparlamentari Gashi kujtoi se 11 korriku i vitit 1995 është një datë famëkeqe kur u vranë rreth 8.000 muslimanë boshnjakë, faji i të cilëve ishte përkatësia e tyre etnike dhe fetare.

“Atë mëngjes, mijëra jetë u humbën dhe fati i mijëra të tjerëve u ndryshua përgjithmonë. Srebrenica mbeti në kujtesë si një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit, si dështimi më i madh i njerëzimit”, theksoi Gashi.

Ai theksoi se përkujtimi i tragjedive të tilla nuk duhet të mbetet vetëm një ceremoni, por duhet të jetë një thirrje për reflektim, drejtësi dhe përgjegjësi morale.

Fjalime në këtë ceremoni përkujtimore, të zhvilluar në shtëpinë ligjvënëse, mbajtën edhe prof. Ferid Muhiq, kryetari i Lidhjes Nacionale Boshnjake, Xhevad Hot dhe kryetar i Komitetit për Marrëdhënie midis Bashkësive, Adnan Azizi.

Në ceremoni morën pjesë ambasadorë, anëtarë të parlamentit dhe ish-anëtarë të parlamentit, përfaqësues të bashkësive fetare dhe partive politike, si dhe publiku akademik.

Related posts

Omani: Sulmi ndaj fushës iraniane Parsi Jugor, “kërcënim i drejtpërdrejtë” ndaj furnizimit me energji

Muhamet Ramadani

Nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – sërish shkohet në seancë private

Muhamet Ramadani

Osmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair

Muhamet Ramadani