RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë

kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-uron-kosoven-ne-diten-e-pavaresise

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka përcjellë “urimet më të përzemërta” për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu.

“Kjo festë është një moment reflektimi dhe krenarie kombëtare, që mishëron sakrificën, përkushtimin dhe vizionin për liri e shtetndërtim. Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të orientuar drejt së ardhmes evropiane”, thuhet në urimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Më tej thuhet se “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. Lidhjet tona fqinjësore, shoqërore dhe historike janë të forta dhe përbëjnë një themel të palëkundur për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona”.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë mbështetjen tonë për rrugëtimin e suksesshëm të Republikës së Kosovës dhe shprehim bindjen se bashkëpunimi ynë vëllazëror do të vazhdojë të thellohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, si dhe të avancimit të agjendës sonë të përbashkët euroatlantike. Gëzuar Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!”, thuhet mes tjerash në urim.

Kosova shënon sot 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, pasi më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë nga Serbia, duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole të saj.

Related posts

Kurti për konfiskimin e armëve në Zveçan: Fitoi shteti ligjor, edhe KFOR-i ishte i pranishëm në aksion

admin

Rubio uron Shqipërinë: Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë

admin

Olga Cherevko tregoi botës çfarë po ndodh në Gaza, Izraeli nuk e lejon të kthehet

admin