RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2023 – do të jetë mbi 3.2 miliardë euro

kuvendi-miraton-buxhetin-per-vitin-2023-–-do-te-jete-mbi-3.2-miliarde-euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro e kanë miratuar në lexim të dytë Projektbuxhetin për vitin 2023.

Ky buxhet pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë paga dhe mëditje dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.

Në hyrje të seancës, 94 deputetë kanë votuar pro-amendamentit që parasheh heqjen e nenit me të cilin mjetet vetanake të pashpenzuara të komunave të kalonin në llogarinë e shtetit.

Me Projektbuxhetin i vitit 2023, të propozuar nga Qeveria, parashihej që mjetet vetanake të kalonin në arkën e shtetit por me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e pozitës, kjo është korrigjuar sot gjatë shqyrtimit në lexim të dytë.

Related posts

Presidentët turk dhe palestinez takohen në Ankara për bisedime

Muhamet Ramadani

Shefi i OBSH-së: Mbi 10.600 pacientë janë evakuuar nga Gaza

RTI

Sjellja skandaloze/ Policët maqedonas shtynë Vjosa Osmanin dhe tentuan t’i marrin telefonin në aeroport, Ministria e Brendshme e RMV tjetërson ngjarjen

admin