RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi nesër me dy seanca, njëra për mandatarin Glauk Konjufca

kuvendi-neser-me-dy-seanca,-njera-per-mandatarin-glauk-konjufca

Seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër (e mërkurë) me fillim në ora 14:00.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun nga Kuvendi i Kosovës, Musli Krasniqi.

Ndërkohë nga ora 11:00 do të mbahet një seancë për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare e për buxhetin e RTK-së.

Ndryshe, seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri.

Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së që do të provojë të formojë Qeverinë e re, pas kreut të partisë, Albin Kurti, i cili më 26 tetor dështoi të sigurojë votat e nevojshme.

Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.

Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota.

Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.

Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Ndërkaq, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as “mundësi teorike” që të arrihet një koalicion me partitë e tjera shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë “ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje”.

Related posts

Tërheqja e Joe Biden/ VOA: Kamala Harris, gruaja që theu barriera mund të jetë kandidate për presidente

admin

Zelensky i shkarkon shefat e të gjitha qendrave të rekrutimit për luftë

Muhamet Ramadani

Tentimi për atentat ndaj Trump-it, deputetët nga dy partitë kërkojë dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret

Muhamet Ramadani