RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi i kurorës: Arabia Saudite do të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

princi-i-kurores:-arabia-saudite-do-te-investoje-1-trilion-dollare-ne-shba

Princë i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, njoftoi se Arabia Saudite do të rrisë investimet e saj në SHBA nga 600 miliardë dollarë në pothuajse 1 trilion dollarë, raporton Anadolu.

“Besoj, z. President, sot dhe nesër mund të njoftojmë se do ta rrisim atë shifër prej 600 miliardë dollarësh në pothuajse 1 trilion për investime reale”, tha bin Salman, i njohur si MBS, për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, përkrah presidentit amerikan Donald Trump.

Trump falënderoi princin saudit për dakordësinë për të investuar 600 miliardë dollarë në SHBA.

“Dua t’ju falënderoj sepse keni pranuar të investoni 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, dhe sepse është miku im, mund ta bëjë atë një trilion, por do të duhet të punoj me të. Por kemi 600 miliardë dhe kjo shifër mund të rritet pak më shumë”, tha Trump.

Related posts

Dhjetëra mijëra qytetarë në marshin protestues drejt Qeverisë së Serbisë

Muhamet Ramadani

Çështja e presidentit, Konjufca: Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës

admin

Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë që e kishte vendosur MAPL-ja

admin