RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi të hënën mban seancë

kuvendi-te-henen-mban-seance

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të hënën, duke filluar nga ora 11:00.

Në rendin e ditës, pika e parë pritet të jetë betimi i deputetëve të rinj.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë një deklaratë që lidhet me procesin gjyqësor në Hagë, përkatësisht me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Vendimi për mbajtjen e seancës është marrë në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Legjislaturës së 11-të, pas konstituimit të Kuvendit dhe vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e Kryesisë kanë marrë pjesë shefat e Grupeve Parlamentare të subjekteve politike të dala nga zgjedhjet e qershorit.

Në rend dite të mbledhjes së Kryesisë ishin edhe propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.

Related posts

Macron: Njohja e shtetit palestinez nuk është tabu për Francën

admin

Analiza/ Vrasja e liderit politik të Hamasit, rrit mundësinë e një luftë të përgjithshme mes Iranit dhe armikut të përbetuar, Izraelit

admin

Ministri turk: Avioni zjarrfikës turk rrëzohet në Kroaci, piloti humb jetën

Muhamet Ramadani