RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Ky është ushqimi më i keq që mund të hani nëse keni kolesterol të lartë

​ky-eshte-ushqimi-me-i-keq-qe-mund-te-hani-nese-keni-kolesterol-te-larte

Edhe pse kolesteroli i lartë është një fenomen gjithnjë e më i zakonshëm te të rriturit sot, nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohë, mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë një rritje të rrezikut të presionit të lartë të gjakut, goditjes në tru ose sulmit në zemër.

Po kështu, akumulimi i kolesterolit në fshikëzën e tëmthit mund të shkaktojë shfaqjen e gurëve të dhimbshëm.

Nutricionistët theksojnë se pikërisht për këtë është e rëndësishme të kujdeseni për dietën tuaj dhe disa ushqime thuhet se janë ekstra yndyrë për personat që kanë kolesterol të ngritur, por edhe dëmtojnë ata që ende nuk e kanë atë.

Ushqimet që duhet të shmangin personat me kolesterol të lartë janë: vaji i kokosit, proshuta, sallami i derrit, buka e bardhë, pica e gatshme, biftek, agrumet, kokoshkat, pijet e gazuara, gjalpi, patate të skuqura dhe të gjitha ato ushqime që përmbajnë sheqerna të rafinuar.

Të gjitha këto janë ushqime që çojnë në një rritje shtesë të kolesterolit të keq në gjak, prandaj, shpjegojnë ekspertët, është mirë t’i shmangni ose të paktën t’i reduktoni në minimum.

Related posts

Plakja e imunitetit dhe ndikimi në shëndetin e organizmit, si të rimëkëmbni imunitetin tuaj

rezart morina

Presioni i lartë i gjakut mund të rrisë rrezikun e sëmundjes Alzheimer

rezart morina

​Sa është e dëmshme të hani ëmbëlsira para se të flini?

admin