RTV AHIRETI
Shëndetësi

Plakja e imunitetit dhe ndikimi në shëndetin e organizmit, si të rimëkëmbni imunitetin tuaj

plakja-e-imunitetit-dhe-ndikimi-ne-shendetin-e-organizmit,-si-te-rimekembni-imunitetin-tuaj

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar i njeriut humbet efikasitetin e tij në luftimin e infeksioneve dhe në reagimin ndaj vaksinave.

Përpos kësaj, një imunitet i plakur ka lidhje të drejtpërdrejtë me inflamacionin kronik.

Inflamacioni është pjesë e reagimit normal të imunitetit për rikuperimin, dhe në shumë raste shërben për të na mbajtur të sigurt nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe agjentët e dëmshëm të mjedisit.

Megjithatë kjo vlen deri në një pikë të caktuar. Kur inflamacioni bëhet kronik, ai mund të bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues, thonë ekspertët.

Sipas tyre, inflamacioni kronik rrit rrezikun e pothuajse të gjitha sëmundjeve që lidhen ngushtë me moshën e tretë.

Reagimi imunitar dhe plakja

Pas një infeksioni apo lëndimi, imuniteti i një të riu është shumë efikas në luftimin e inflamacionit të dëmshëm.

Efikasiteti është ndjeshëm në rënie në trupin e një të moshuari.

Humbja e efikasitetit të imunitetit ndodh si pasojë e akumulimit të qelizave të plakura e të përgjumura të imunitetit.

Të gjitha qelizat kanë një jetëgjatësi të programuar përmes së cilës ata sintetizohen, shumohen dhe përfundimisht i nënshtrohen apoptozës (vdekjes së qelizës) kur ato nuk janë më funksionale.

Disa prej tyre gjenden në fund dhe në fillim të kromozomeve, që përbëhen nga protein dhe një molekulë e vetme e informacionit tonë genetik ose ADN-ja.

Qelizat në fundin e çdo kromozomi luajnë të njëjtin funksion si copëzat plastike ose metalike në fund të lidhëses së këpucëve.

Këto qeliza janë shumë të rëndësishme sepse pengojnë ngjitjen dhe humbjen e kromozomeve por nga ana tjetër shkurtohen dhe zvogëlohen gjithnjë e më shumë deri sa vdesin.

Nga ana tjetër, këto qeliza të plakura prodhojnë disa molekula sinjalizuese imunitare, që në sasi të larta, rrisin rrezikun e sëmundjeve të rrezikshme dhe të vdekjes së parakohshme tek të moshuarit.

Si të rimëkëmbni imunitetin tuaj

Plakja është e paevitueshme, megjithatë ka disa ndryshime në stilin e jetesës që na ndihmojnë të kemi shëndet edhe në moshë të thyer.

Aktiviteti fizik, ndjekja e një regjimi ushqimor Mesdhetar dhe kujdesi për peshën janë hapat kryesorë për një imunitet të plakur por më të fortë.

Related posts

Pse disa njerëz nuk ngrohen kurrë

admin6

Çfarë do ndodhë në vjeshtë? Vjen paralajmërimi i shkencëtarëve

admin

13 fjalë të fuqishme për të qetësuar një fëmijë të zemëruar

admin