RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky është zakoni i përditshëm që ju shkatërron shikimin

ky-eshte-zakoni-i-perditshem-qe-ju-shkaterron-shikimin

Ndërsa rritemi, cilësia e shikimit tonë ndikohet nga faktorë të ndryshëm dhe ndër zakonet që përvetësojmë çdo ditë, sipas shkencëtarëve është një që është jashtëzakonisht e dëmshme për sytë tanë.

Me kalimin e viteve rrezikohemi nga sëmundje të ndryshme si degjenerimi makular, glaukoma dhe katarakti. “Ne mund të mos jemi në gjendje t’i shmangim ato, por mund të zvogëlojmë rrezikun e shfaqjes së tyre,” shpjegon Dr. Hilal Kambo.

Okulisti, Dr. Sandra Brown, zbulon zakonin që shkatërron shikimin dhe nuk është tjetër veçse “cigaret dhe e-cigaret”. Siç thuhet: “Përdorimi i cigareve elektronike rrit rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular me afërsisht 400% dhe kataraktit me 300%”.

Kjo për shkak se tymi i cigares përmban kimikate toksike që irritojnë dhe dëmtojnë sytë. Për shembull, metalet e rënda si plumbi dhe bakri grumbullohen në thjerrëzat që çojnë në katarakte. Në veçanti, duhanpirësit kanë rreth tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë degjenerim makular të lidhur me moshën, një gjendje që ndikon në shikimin qendror, që do të thotë se ata humbasin aftësinë e tyre për të parë detajet.

Pirja e duhanit gjithashtu mund të përkeqësojë problemet që lidhen me diabetin duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit (retinë). Në të njëjtën kohë, ata që pinë duhan kanë 16 herë më shumë gjasa të kenë humbje të papritur të shikimit për shkak të neuropatisë optike, një gjendje në të cilën qarkullimi intraokular i gjakut pengohet.

Related posts

Ushqimet që mund t’i konsumoni në mëngjes dhe ato që duhet t’i shmangni

rezart morina

​Pse alergjitë shfaqen edhe në moshën madhore?

admin

Këto janë tre ushqimet më të këqija për trurin

admin6