RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky mineral është thelbësor për organizmin, nuk duhet ta neglizhon

ky-mineral-eshte-thelbesor-per-organizmin,-nuk-duhet-ta-neglizhon

Rëndësia e magnezit në ushqimin e përditshëm gjithnjë e më shumë po zë vend.

Magnezi është një ndër shtatë mikroelementet themelore të rëndësishme për funksionim normal të organizmit, mirëpo hulumtimet tregojnë që më shumë se 50 për qind e popullatës e marrin këtë mineral në sasi më të vogël seç është e nevojshme.

Simptomat e para të mungesës së magnezit në organizëm janë: shqetësimi, sindroma e këmbëve jo të qeta dhe shfaqja e ngërçeve, pagjumësia, problemi me gjumin dhe lodhja.

Për këto shkaqe suplementimi ndonjëherë është i domosdoshëm.

Bashkë me kalciumin dhe vitaminën D, magnezi është i rëndësishëm për ndërtimin e indeve kockore, metabolizëm, prodhim të energjisë dhe sintezë të proteinave dhe thartirave yndyrore.

Magnezi ndihmon në këto situata:

Dhembja e kokës

Magnezi kontribuon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj stresit të përditshëm dhe zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës te personat me migrenë. U nevojitet personave me ngarkesa të shtuara psikike.

Ngërçet

Për shkak të humbjes së mineraleve, shumica vuajnë nga ngërçet e muskujve të ekstremiteteve të poshtme, andaj për zbutjen e ngërçeve rekomandohet marrja e shtuar e magnezit, i cili gjithashtu i zbut vështirësitë që kanë të bëjnë me SPM-së, por ul edhe shtypjen e lartë të gjakut.

Nervozizmi

Në doza prej 200 deri në 400 mg në ditë, magnezi pengon ngërçet e muskujve dhe ofron ndjenjën e qetësimit të lehtë. Shpesh merret për shkak të veprimit të mirë në sistemin nervor.

Related posts

Sa lugë sheqer në ditë guxon t’i hajë një fëmijë

Muhamet Ramadani

Ushqimet që duhet t’i ndaloni pas moshës 30-vjeçare

admin

10 gjërat e zakonshme në shtëpi që mund të jenë të rrezikshme për fëmijën tuaj

Muhamet Ramadani