RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak arrin në Prishtinë, takohet me kryeministrin Kurti

lajcak-arrin-ne-prishtine,-takohet-me-kryeministrin-kurti

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur në Prishtinë, ku do të qëndroj për vizitë zyrtare deri më 29 qershor.

Me të arritur në Prishtinë, Lajçak është pritur nga kryeministri Albin Kurti, ku takimi tashmë veç sa ka nisur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në agjendën e vizitës së Lajçakut, është bërë e ditur se emisari i BE-së do të takohet edhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo vizitë e Lajçak vie pas Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor, ku përveç retorikës së kamotshme se BE është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. /

Related posts

Hyrjet e paligjshme në BE shënuan rritje në 7 muajt e parë të vitit

rezart morina

U përurua “Xhamia e Haxhilerëve” në Klinë të Poshtme të Skenderajt

admin

Në mars takim trepalësh mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës

rezart morina