RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: I gëzuar që Kosova pranoi propozimin e BE-së

lajcak:-i-gezuar-qe-kosova-pranoi-propozimin-e-be-se

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Pas vizitës në Serbi, Lajçak ka thënë në Twitter se do të ketë një takim të nivelit të lartë.

“Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe Besnik Bislimi dhe për në Beograd që të bëjë të njëjtën gjë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Related posts

Numri i të vdekurve në Gaza i afrohet 25,0000

Muhamet Ramadani

Kamboxhia miraton ligj kundër mashtrimeve kibernetike

Muhamet Ramadani

Shefja e Teknologjisë, Mira Murati: AI do t’i zhdukë disa punë, por shumë të tjera do të lindin

admin