RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë edhe zyrtarisht propozimin franko-gjerman,

lajcak:-kurti-dhe-vuciq-ta-pranojne-edhe-zyrtarisht-propozimin-franko-gjerman,

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar në lidhje me takimin e 27 shkurtit, që do të mbahet në Bruksel, në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Lajcak deklaroi se takimi është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm, si dhe pranimi i propozimit të Bashkimit Evropian varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Ai theksoi se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiq për propozimin dhe se të dy, njëri deri në muajin janar dhe tjetri deri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.

Pavarësisht kësaj, Lajcak tha se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht edhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për Tanjug.

Siç tha ai, është e rëndësishme që palët të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht dhe që të diskutohen edhe detaje të tjera.

Lajçak po ashtu theksoi se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

“Të gjithë e dinë se çfarë presim nga takimi, të gjithë e dinë se ku jemi”,theksoi Lajçak.

Related posts

Turqia rrit pagën minimale me 49 për qind

rezart morina

India shkarkon tre oficerë për lëshimin aksidental të raketës në Pakistan

admin

Zhytja fatale e nëndetëses “Titan” në thellësitë e Atlantikut, zbulohen mesazhet e fundit të dërguara nga ekuipazhi

admin