RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë

lajcak-ne-vizite-te-paparalajmeruar-ne-kosove

Në një vizitë të paparalajmëruar ka ardhur në Kosovë, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak po qëndron sot në Kosovë, në një vizitë disa orëshe.

Edhe pse vizita e tij nuk është bërë e ditur, lajmi.net mëson se i njëjti sot do të takojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Duke mos e zgjatur shumë vizitën e tij, Lajçak në agjendën e tij për sot nuk ka takime me presidenten Vjosa Osmani, apo edhe me përfaqësuesit e partive politike opozitare.

Lajçak vie në Kosovë një ditë pasi krerët e shtetit kanë pranuar Raportin e Progresit.

Po ashtu ai po qëndron në Prishtinë saktësisht në ditën kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovë, do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.

Ndryshe presidenca çeke e Bashkimit Evropian, tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet në lidhje me këtë temë.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që vazhdojnë të mbeten jashtë Bashkimit Evropian, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo saktësisht në zonën e njohur si Shengen.

Kosova, njësoj si Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me Bashkimin Evropian, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq tashmë kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Kurse në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, apo për atë çfarë saktësisht përfaqëson apo merret nga afër Lajçak, Kosova dhe Serbia së fundi kanë arritur marrëveshjen për dokumentet hyrëse dhe dalëse në pikat kufitare.

Për dallim nga kjo, serbët nuk po pajtohen në lidhje me marrëveshjen tjetër, atë që ka të bëjë me targat e automjeteve.

Pavarësisht afatit që ishte përcaktuar, serbët të cilët jetojnë në Kosovë kanë hezituar të ndërrojnë këto targa nga KM,GL,PR e të tjera në targa legale të Kosovës.

Vetëm 10 automjete gjithsej ishin të cilat kanë rikthyer këto targa ilegale në targa legale.

Nuk dihet nëse Lajçak do të diskutoj edhe në lidhje me këtë marrëveshje, apo për zhvillimet e tjera në vend dhe më gjerë të cilat ishin së fundi.

Ndryshe gjatë të martës, kryeministri Albin Kurti, ka pranuar një telefonatë nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku theksohet se diskutimi kryesor kishte të bënte me dialogun Kosovë-Serbi.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërkuar dinamikë të zhvillimit në dialog.

Related posts

Studimi: Covid-19 lë pasoja deri 200 ditë pas infektimit, përveç mushkërive prek edhe…

admin

Deklarata e Samitit të Madridit: NATO zyrtarisht fton Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të Aleancës

admin

Iz’raeli thotë se ‘duhet të vazhdojë të godasë’ He’zbollahun ‘fort’

rezart morina