RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Lajçak nis sot vizitën në Kosovë

​lajcak-nis-sot-viziten-ne-kosove

Emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën në datat 27 deri më 29 qershor.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, datë 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.

Kjo është vizita e parë e Lajçak pas nënshkrimit të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe të zhgënjimit të qytetarëve kosovarë me Bashkimin Evropian pasi sërish nuk u dha drita jeshile për vizat.

Vizita e Lajçak u tha se mund të jetë edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, i cili është paralajmëruar se mund të ndodhë së shpejti.

Related posts

I dërguari i Gjermanisë mesazh Kosovës: Mos u dorëzoni, liberalizimi do të ndodhë

admin

Greva në arsim, Kurti të martën do të takojë këshillin grevist

admin

Erdoğan kritikon komunitetin ndërkombëtar në raport me vendet e varfra

admin