RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

lajcak-pas-takimit-me-kurtin:-u-pajtuam-per-zbatimin-e-te-gjitha-marreveshjeve-te-kaluara

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, janë pajtuar që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

Lajçak deklaroi kështu pas takimit që pati të mërkurën mbrëma me Kurtin dhe Bislimin.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Related posts

Kryetari i Londrës Sadiq Khan fal namazin e xhumasë në Xhaminë në Harrow

Muhamet Ramadani

Etiopia nis ndërtimin e aeroportit më të madh në Afrikë

Muhamet Ramadani

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte, i sekuestrohen armë e dokumente

Muhamet Ramadani