Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimit trepalësh sot në Bruksel për çështjen e dinarit serb.
Në platformën “X”, ka shkruar se gjatë takimit kanë arritur t’i mbushin disa boshllëqe midis propozimit të dy palëve, teksa ka bërë të ditur që së shpejti do t’i vazhdoj diskutimet bazuar në idetë e BE-së për kompromis.
“Priti një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të mbushim disa boshllëqe midis propozimeve të dy palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, thuhet në postimin e Lajçakut.