RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia konfiskon mbi 3600 kilogramë material piroteknik në vlerë rreth 7 mijë euro

policia-konfiskon-mbi-3600-kilograme-material-piroteknik-ne-vlere-rreth-7-mije-euro

Policia e Kosovës, ka njoftuar se me datë 02.04.2024, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg.

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Derisa kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë derguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.

Related posts

Shtëpitë, dyqanet muslimane të rrënuara; mbi 150 të arrestuar në Nuh të Indisë pas trazirave – VIDEO

rezart morina

Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

admin

Iran, dhjetëra mijëra muslimanë në provincën Golestan falën namazin e Kurban Bajramit

admin