RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak për takimin Kurti-Vuçiq: Shpresonim për rezultat më të mirë

lajcak-per-takimin-kurti-vuciq:-shpresonim-per-rezultat-me-te-mire

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian shpresonte për një rezultat më të mirë nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se gjendja e dialogut dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës, do të jenë objektiv i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropian “për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.

“Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e dialogut të nivelit të lartë të së enjtes të organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell. Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit nga HRVP, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja në dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm. Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ka zhvilluar takim gjithashtu me drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e ka informuar për dialogun.

“Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Related posts

Anija e parë e ngarkuar me grurin ukrainas mbërrin në hyrjen e ngushticës së Stambollit në Detin e Zi – VIDEO

admin

Sulmi ndaj Trump, përpjekja më serioze për të vrarë një president ose kandidat presidencial që nga atentati ndaj Ronald Reganit në vitin 1981

admin

Grupet e ekstremit të djathtë kanë paralajmëruar se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve, Policia britanike në gatishmëri për protesta të reja anti-myslimane

admin