RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak përmbledh takimet e javës, paralajmëron zhvillime në dialogun Kosovë-Serbi

lajcak-permbledh-takimet-e-javes,-paralajmeron-zhvillime-ne-dialogun-kosove-serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të aktivitetit të tij javor prej ndërmjetësuesi në procesin e negociatave në mes të të dyjave vendeve.

Laçak ka njoftuar se në fillim të kësaj jave, ka udhëtuar për në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Diskutimet tona ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për të ecur drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Ngjashëm me diskutimet tona në Kosovë, ne gjithashtu trajtuam edhe çështje të tjera të rëndësishme në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke theksuar nevojën për zgjidhje urgjente në përgatitje për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave”, ka shkruar ai në Facebook.

Emisari evropian tutje ka bërë të ditur se në bisedat në kryeqytetin serb, ka theksuar se zbatimi i Marrëveshjes duhet të përparojë me të dyja palët duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse hap pas hapi në mënyrë paralele dhe bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.

Lajçak mes tjerash ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi.

“Menjëherë pas zbarkimit në Bruksel, mirëprita ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Filip Ivanoviq. Isha i lumtur kur pashë se Mali i Zi kishte një qeveri të fortë me një agjendë pro-evropiane në një moment vendimtar për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Shpresoj që Mali i Zi do të shfrytëzojë këtë moment unik për të bërë një përparim thelbësor në rrugën e tij drejt BE-së”.

Ndërsa të mërkurën ka thënë se ka zhvilluar një takim të dobishëm me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në dialog për rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. E përfundova ditën me një fjalim kryesor në një darkë të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga grupi Reneë Europe i Parlamentit Evropian. Fola për Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e momentumit aktual dhe nevojën për përparim të shpejtë në anëtarësimin e tyre në BE:.

E të enjten ai ka pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Teksa ka njoftuar për këtë takim, Lajçak ka paralajmëruar edhe zhvillime të tjera në procesin e dialogut.

“Diskutuam një sërë temash – Statutin, Planin e zbatimit, Energjinë, Targat e automjeteve, Zgjedhjet dhe Personat e Pagjetur. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë të dialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka përfunduar ai.

Related posts

Policia apelon: Kujdes gjatë vozitjes në mjegullë

rezart morina

Dronët iranianë të përdorur kundër Izraelit “mund të bëjnë kërdi”! Sa larg mund të arrijnë dhe cili shtet tjetër i përdor

admin

Humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë në brez, media gjermane: Kosovari qëlloi për vdekje reperin serb për një borxh 15 mijë euro

admin