RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak thotë se Rama luan një rol aktiv në dialogun Kosovë-Serbi: E njeh mirë situatën në terren

lajcak-thote-se-rama-luan-nje-rol-aktiv-ne-dialogun-kosove-serbi:-e-njeh-mire-situaten-ne-terren

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se e vlerëson lart rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej, Lajçak ka thënë se roli i kryeministrit të Shqipërisë është aktiv dhe konstruktiv në zgjidhjen e krizës, pasi, sipas ndërmjetësuesit evropian, Rama e njeh mirë situatën në terren.

“Më duhet të them se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren”.“Sigurisht, si kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritativ për tu dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me ​​të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar Lajçak për Ramën.

Ndërsa, Lajçak ka insistuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.“Por, sigurisht, platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve është dialogu dhe ne duhet t’i kthehemi dialogut”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së për dialogun ndërmjet dy vendeve ka përfunduar duke treguar se ai është “në kontakt të përditshëm me SHBA-në dhe kryeqytetet kryesore evropiane”.

Related posts

Kearns i reagon SHBA-së pas kritikave drejtuar Kosovës: Ku është ekuilibri

admin

Ulet numri i miliarderëve në Kinë

rezart morina

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2023, kryeson Singapori, përmirësohet edhe Shqipëria

rezart morina