RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçaku vlerëson idetë e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

lajcaku-vlereson-idete-e-osmanit-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-ohrit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, në përmbyllje të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajçak ka vlerësuar idetë që ka thënë se Osmani i ka dhënë për zbatimin e Aneksit të Ohrit.

“Para se të kthehem në Bruksel, takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova mendimet dhe rekomandimet e saj për mënyrën se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X.

Lajçak pati takuar dy ditë më parë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në dritën e Planit të Rritjes së BE-së për rajonin”, pati shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Related posts

Katari përshëndet armëpushimin në Siri

RTI

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Hevzi

Gashi: S’kam menduar ndonjëherë hakmarrjen shqiptarëve që punuan për UDB, edhe pse s’u penduan kurrë

admin