RTV AHIRETI
Lajme

Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

largimi-i-masave-te-be-se,-bislimi:-kosova-s’ka-pranuar-te-shantazhohet

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse Kosovës do t’i hiqen masat ndëshkuese, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, është për largimin e masave.

Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse ka shtuar se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncesione shtesë, “por Kosova s’ka pranuar të shantazhohet”.

Bislimi ka shtuar se masat kanë qenë të padrejta dhe ndaj Kosovës janë bërë kërkesa për koncesione shtesë dhe kjo sipas tij tregon që më së paku faji ka qenë i Republikës së Kosovës për vendosjen e këtyre masave.

The post Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Televizioni shtetëror egjiptian: Arrihet marrëveshje midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza

rezart morina

Haxhi 2023: Xhamia e Profetit furnizohet me 400 tonë ujë Zemzem në ditë gjatë sezonit të Haxhit

admin

Presidentja e KE-së: Prishtina dhe Beogradi duhet të “kapin momentin”

rezart morina