RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Metodat e ush’trisë iz’raelite për të shkatërruar Ha’masin janë të papranueshme

lavrov:-metodat-e-ush’trise-iz’raelite-per-te-shkaterruar-ha’masin-jane-te-papranueshme

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi se veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pengojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të mbajtur në Almaty të Kazakistanit.

Duke folur për zhvillimet në Rripin e Gazës, Lavrov deklaroi se gjendja humanitare është e rëndë.

“Metodat e përdorura nga ushtria izraelite për të shkatërruar Hamasin janë të papranueshme. Në fakt po vriten civilët. Veprime të tilla parandalojnë paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme përmes krijimit të një shteti palestinez në përputhje me rezolutat e OKB-së”, tha Lavrov.

Related posts

Osmani në takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, e dekoron me medaljen presidenciale

admin

Takim Sanchez-Lula: Është koha të veprohet për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Amerikë Latine

rezart morina

Zbulohen 100 varre të tjera të fëmijëve aborigjenë në Kanada

admin