RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Përmasa e tragjedisë në Gaza po nënvlerësohet qëllimisht

lavrov:-permasa-e-tragjedise-ne-gaza-po-nenvleresohet-qellimisht

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se normat ligjore universale dhe parimet e Kombeve të Bashkuara (OKB) janë shkelur me provokimet e Perëndimit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme ruse, Lavrov në Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20 që u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit theksoi se ish-Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja formuan bazën për vënien nën kontroll të rreziqeve ushtarake dhe garantimin e sigurisë solide strategjike, kryesisht në Evropë por kjo u shkatërrua.

“Me provokimin e Perëndimit minohen themelet e komunikimit ndërkombëtar dhe shkelen normat juridike dhe parimet e rregullores së OKB-së, përfshirë barazinë sovrane të shteteve, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”, shtoi Lavrov.

Ai tha se po zbatohet standard i dyfishtë. “Perëndimi po përpiqet t’u imponojë vendeve rregullat e tij në vend të ligjit ndërkombëtar. Në bazën e kësaj politike qëndron kolonializmi, dëshira për të krijuar dominimin në fushat politike, ekonomike dhe humanitare”, tha Lavrov.

“NATO premtoi se nuk do të përparonte drejt kufijve të Rusisë por sërish ndoqi politikën në drejtim të zgjerimit. Po prishen zinxhirët e furnizimit të energjisë dhe ushqimit. Edhe kjo rrit urinë, varfërinë dhe pabarazinë. Krahas kësaj, përmasa e tragjedisë në Gaza po nënvlerësohet qëllimisht. Numri i civilëve të vrarë këtu, përfshirë gra dhe fëmijë, është më i lartë sesa numri i vdekjeve nga të dyja palët në Donbas në 10 vitet e fundit pas grushtit të shtetit në Kiev”, theksoi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse tha se nuk beson që në G20 do të gjendet zgjidhje për kërcënimin e sigurisë globale dhe problemet e akumuluara. Lavrov potencoi se bashkëpunimi në fushat e ekonomisë dhe tregtisë duhet të jetë i “hapur” dhe i “barabartë”.

“Bankat globale dhe fondacionet nuk duhet të financojnë objektivat ushtarake dhe regjimet agresore, por vendet që kanë nevojë për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ai.

Related posts

Murati: 10 milionë euro investime kapitale në tremujorin e dytë 2023

admin

Shkurtime të komunikimit, sëmundje të përhapura në Sudan ndërsa luftimet vazhdojnë

rezart morina

Turqia kryen operacion ajror ndaj organizatave terroriste në veri të Irakut – VIDEO

admin