RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

ldk-e-aak-arrijne-koalicion-per-bashkeqeverisje-ne-prishtine

Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) ka arritur marrëveshje për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë.

Sipas marrëveshjes AAK-ja do t’i ketë tri drejtori, atë të Administratës, atë të Sportit si dhe Drejtorinë e Mobilitetit.

Në pozitën e drejtoreshës së Administratës është emëruar Valbona Ajeti, ndërsa në atë të Sportit Kushtrim Mushica.

Drejtori i Mobilitetit pritet të emërohet ditëve në vijim, ka njoftuar komuna përmes një komunikate.

Aty thuhet se institucioni i kryeqytet ka bërë një ristrukturim me qëllim të rritjes së efikasitetit të realizimit të projekteve.
“Kjo është bërë në frymën e ftesave të vazhdueshme të Kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama për bashkëqeverisje më të gjerë në të mirë të transformimit të kryeqytetit. Për shkak të rëndësisë së planifikimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Fshatit Olimpik, si dhe rritjes së vëllimit të punës në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor me procesin e digjitalizimit përmes E-Leja, Arbër Sadiki do të përqendrohet në pjesën e planifikimit ndërsa z. Florent Maliqi do të mbulojë fushën e urbanizmit në veçanti të aspekteve ligjore dhe zbatimit të E-Leja”, thuhet në komunikatë.

“Gjithashtu, ekipit sot i janë bashkuar Valbona Vitija-Ajeti dhe Kushtrim Mushica për të udhëhequr punën në drejtoritë e administratës, përkatësisht të sportit. Bardh Krasniqi do të vazhdojë punën me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojërave Mesdhetare 2030 bashkë me Vigan Kastrati”, thuhet tutje në komunikatë.

LDK ishe në koalicion me PDK-në, por kjo e fundit ishte larguar nga bashkëqeverijsa në shkurt të këtij viti, shkak ishte bërë venidmi për shkëmbimin e provave.

Related posts

KDI i kërkon Haxhiut të caktojë sa më parë datën e seancës konstituive të Kuvendit

Hevzi

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një hotel në Kabul, të paktën 7 të vdekur dhe 20 të plagosur! Askush s’e ka marrë përgjegjësinë, pamje tronditëse nga vendngjarja

admin

Ukraina kërkon nga aleatët perëndimorë edhe anije luftarake dhe nëndetëse

admin