RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina kërkon nga aleatët perëndimorë edhe anije luftarake dhe nëndetëse

ukraina-kerkon-nga-aleatet-perendimore-edhe-anije-luftarake-dhe-nendetese

Qeveria e Kievit u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që përveç tankeve të furnizojnë Ukrainën edhe me anije luftarake dhe nëndetëse.

“Do të na duheshin anije luftarake për të mbrojtur bregdetin. Ne kemi një vijë bregdetare shumë të gjatë. Do të na duheshin gjithashtu nëndetëse për të shmangur rrezikun e një sulmi të ri në Detin e Zi”, theksoi zëvendësministri i Jashtëm Andriy Melnyk për RTL-në.

”Tanket që janë premtuar për të luftuar pushtimin rus nuk duhet të jenë vetëm hapi i parë. Ne kemi një kundërshtar shumë të fuqishëm, rusët po prodhojnë armë me shpejtësi të plotë, dhe lufta mesa duket është larg përfundimit”, theksoi Melnyk.

Melnyk theksoi se Ukraina gjithashtu kishte nevojë për përforcime për forcën e saj ajrore. Gjermania mund të na ndihmojë edhe me avionë ”Tornados” ose ”Eurofighters”. /atsh

Related posts

SHBA pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktiv në lidhje me propozimin e BE-së

admin

U konstitua Kryesia e re e Bashkësisë Islame të Kosovës

Muhamet Ramadani

OKB: Ngërçi aktual në Siri është i patolerueshëm

Muhamet Ramadani