RTV AHIRETI
Lajme

LDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në

ldk-ja-dorezon-ne-kushtetuese-vendimin-per-statutin-e-up-se-dhe-ligjet-per-kpm-ne-e-kpk-ne

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e pavarur të mediave, Ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ligji për KPK-në ka një bazë të theksuar kundër-kushtetues duke centralizuar dhe politizuar KPK-në.

Ndërsa, për ligjin për KPM-në ai ka theksuar se synon të kontrolloj mediat dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës.

Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marr për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës dhe se presin që Kushtetuesja të marr vendim sa më shpejt.

Këto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

The post LDK-ja dorëzon në Kushtetuese vendimin për Statutin e UP-së dhe ligjet për KPM-në e KPK-në first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE: Qasja jonë ndaj Serbisë është e balancuar

rezart morina

Escobar: Asociacioni me mbështetjen amerikane siguron se ai nuk e shkelë Kushtetutën

rezart morina

Palestinë: Ja një vështrim në disa nga zhvillimet kryesore më të fundit

RTI