RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LDK: Qeveria është e paaftë në kohën e kësaj krize të rëndë ekonomike

ldk:-qeveria-eshte-e-paafte-ne-kohen-e-kesaj-krize-te-rende-ekonomike

Lidhja Demokratike e Kosovës po akuzon Qeverinë e Kosovës për realizimin e një numri të vogël të projekteve kapitale. Përkundër buxhetit të ndarë për investime kapitale, përfaqësues të LDK-së, treguan katër ministri që nuk kanë realizuar asnjë projekt në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, por edhe realizimin e vogal të projekteve të parapara nga ministritë e tjera.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri tha se realizimi i buxhetit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti është 9 përqind ose më i ulti në dhjetë vitet e fundit.

“Të dhënat e raportit gjashtë mujor financiar nga Thesari i Republikës së Kosovës, ku janë të paraqitura në detaje projektet kapitale dhe realizimi i tyre në faza të ndryshme e shpërfaqin më së miri dhe me numra paaftësinë qeverisëse të pushtetit, për më keq kjo paaftësi qeverisëse po ndodhë në kohën e krizës më të rëndë ekonomike të viteve të fundit. Ky mos efikasitet i qeverisë në realizim të projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, mbyllje të bizneseve, humbje të vendeve të punës, rrijte të varfërisë në Kosovë dhe dëmtim zinxhiror në të gjitha fushat e kapluara nga kriza”, tha ai.

Duke u bazuar në raportin e thesarit, ai tha se LDK po prezanton paaftësinë qeverisëse të pushtetit popullist.

“Është skandal i madh dhe i rrezikshëm që 4 ministri të Qeverisë së Kosovës, e kanë zero përqind realizimin e buxhetit për investime kapitale në 6 mujorin e parë të vitit 2022. Po e nisim me fushën e ekonomisë, industrisë, administrimit lokal e zhvillimit rajonal. Pra këto janë 4 ministritë e Qeverisë që kanë zero përqind realizim të projekteve për investime kapitale…rrjedhimisht ekonomia nuk e duron popullzimin sepse gjithçka që shumëzohet me zero, zero mbetet”, tha ai, duke përmendur disa projekte të Ministrisë së Ekonomisë që nuk ka realizuar.

Ai ka pyetur si mund të zhvillohet industria e ndërmarrësia, ku realizimi i buxhetit për projekte kapitale të Ministrisë së Industrisë, ndërmarrësisë dhe Tregtisë për 6 muajt e parë të këtij viti në vlerë mbi 4 milionë, është zero. Sipas tij, 38 komuna të Kosovës kanë zero mbështete për investime kapitale kanë zero mbështetje pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë realizuar zero përqind buxhetin.

Kurse, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku ministria e Financave, për investime kapitale në 6 muajt e parë të këtij viti ka arritur të realizojnë vetëm 1 përqind

“47 projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me avancimin e sistemeve për menaxhimin e financave publike, kanë zero realizim nga kjo ministri. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka më shumë se 5 përqind realizim për investimet kapitale të dedikuara për 6 muajt e parë. Është kontradiktore se si javën e kaluar kryeministri fliste për luftën, ndërkohë që arrin të investoj vetëm 5 përqind të buxhetit të kësaj ministrie në pajisjet dhe forcimin e ushtrisë së Kosovës. Do të thotë nga 53 milionë euro të dedikuara për investime kapitale për ushtrinë e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar vetëm dy milionë nga to. Ushtria e Kosovës meriton qasje serioze, meriton forcim e jo vetëm 5 përqind realizim të mjeteve kapitale. Ministria e Punëve të Brendshme me ç’rast ka shpenzuar vetëm 12 përqind të buxhetit të dedikuar”, tha ajo.

Lushaku u ndal edhe te gjendja e rëndë në sektorin e shëndetësisë, thënë se Ministria e Shëndetësisë ka arritur të realizojë vetëm 5 përqind të buxhetit të dedikuar për investime kapitale. Ajo foli edhe për Ministrisë e Arsimit dhe atë të Infrastrukturës, bujqësisë dhe Ministrisë së Jashtme.

“Kjo qeveri dëshmon se është e pa aftë, rrjedhimisht duke mos ekzekutuar buxhetin që ka, do të mbetet një qeveri e zerove”, tha ajo.

Related posts

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Gjakovës për një rast të uzurpimit të një prone

admin

BE-ja ngrin bashkëpunimin me policinë izraelite

admin

Përmbytjet në Brazil/ Të paktën 29 persona kanë humbur jetën, 60 mbeten të zhdukur dhe më shumë se 10 mijë të tjerë janë zhvendosur

admin